Java Evropiane e Ushqimit dhe Gatimit të Shëndetshëm

Java Evropiane e Ushqimit dhe Gatimit të Shëndetshëm 8 nentor deri 14 nentor është pjesë e fushatës më të gjerë të Komisionit Evropian për të luftuar obezitetin. Në këtë ditë zhvillohen ngjarje në mjaft Shtete Anëtare të BE-së, ku në qendër vendosen qindra fëmijë, duke shpjeguar konceptin e ushqimit të shëndetshëm.

Lëvizja Shqiptare për të Drejtat e Gruas në bashkëpunim me Rrjetin “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me shoqatën “Mjedis-Edukim-Shëndet” Lezhë, nën kujdesin e Bashkisë Lezhë, Drejtorisë Arsimore dhe Institutit të Shëndetit Publik organizuan aktivitete përgjatë gjithë javës, ku u finalizua me aktivitetin përmbyllës në datën 13. nëntor në Bibiliotekën e qytetit.

Përgjatë javës u zhvilluan aktivitete sensibilizuese në tre shkolla të qytetit. Në shkollat “Gjergj Kastrioti”; “Gjergj Fishta” dhe “Kosova”. Mësueset Dylavere Elezi, Zoja Alija, Violeta Zoja dhe Klodiana Nikolla në shkollat respektive organizuan gjatë gjithë javës orë integruese për fushatën STOP OBEZITETI.

Në të gjitha këto shkolla u bënë këto aktivitete:
U ndanë postera dhe fletëpalosje

U bënë prezantime nga vetë fëmijët me Power Point për mënyrën se si ata vetë e perceptojnë këtë temë

Në orën e Letërsisë fëmijët prezantuan Ese për Një Ushqim të SHëNDETSHëM

Në orën e Anglishtes u zhvilluan Këngë për Ushqimin në gjuhën angleze

Në një terren të përbashkët fëmijët kishin përgatitur vaktet (mëngjes/drekë/darkë) dhe secili grup prezantonte se si duhej ata/ato të ushqehen shëndetshëm

Në orën e matematikës u zhvillua aktiviteti “Llogaritja matematikore e kalorive për grup-moshat e fëmijëve”

U përgatit një dramë nga vetë fëmijët me temën e Obezitetit

Në orën e Vizatimit u përgatitën vizatime nga vetë fëmijët

Gjithashtu u përgatitën Postera dhe fletëpalosje nga vetë Fëmijët

Në datën 13. Nëntor në bibiliotekën e qytetit të Lezhës u zhvillua konferenca përmbyllëse për këtë Fushatë.

Në aktivitet morën pjesë: Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë z. Pashk Smaçi; Përfaqësuese e Drejtorisë Arsimore Lezhë znj. Dila Frani; Përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik z. Sandër Marku; Përfaqësues i Rrjetit Barazi ne vendimmarrje znj. Anjela Vasili; Përfaqësuese e shoqatës Mjedis Edukim Shëndet ; Përfaqësuese nga komuniteti i nxënësve; prindërve; dhe mësuesve.

Në fund ishte përgatitur një tryezë me ushqime ku mjeku z. Sandër Marku i njohu nxënësit dhe prindërit me ushqimet e shëndetshme që ata/ato duhen të ushqehen.