RRJETI BARAZI NE VENDIMARRJE

Tema : Fuqizimi i gruas ne vendimmarrjen lokale, Rrjeti i grave ne politike, eksperienca dhe bashkepunimi
Nga: Arjana Pupa
Koordinatore Korce

Nuk mund te flitet per pjesmarrje te gruas ne politike ne menyre te shkeputur, pa folur per pjesmarrje te gruas ne jeten ekonomike, sociale, pa folur per dhunen ndaj grave, etj
Ne te njejten kohe, nuk mund te jete i suksesshem trajtimi I problemeve te grave dhe vajzave, si pjese e shkeputur e programeve qeverisese, por si pjese e ketyre programeve.
Per shkak te mendesive patriarkale qe me sa duket vazhdon akoma, jo vetem tek populli, por edhe tek perfaqesuesit politike, shume gra dhe vajza nuk i njohin te drejtat e tyre, dhe nenvleresojne faktin qe ato zoterojne potenciale, qe i duhet politikes dhe jo vetem , por zhvillimit te metejshem te ketij vendi.
Eshte pra e rendesishme qe ne te njejten kohe qe flasim per pjesmarrjen e grave dhe vajzave ne politike, si nje kusht per demokracine, por ne te njejten kohe te punojme edhe per ndergjegjesimin e shume grave dhe vajzave per te drejtat, potencialet dhe aftesite e tyre.
Jo rastesisht egziston thenia qe : nese do te vleresosh demokracine e nje vendi, perparimin e nje shteti dhe civilizimin e nje shoqerie, shiko se c’fare vendi ka gruaja ne to.
Ne Shqiperi politika vazhdon te mbetet e domionuar nga burrat.
Perfshirja e grave ne politike sot nuk eshte ne nivelet e duhura, ne ato nivele qe ne vete pretendojme te jemi. Nuk eshte fort e kendshme per t’u pranuar, por sot ligjet qe veprojne mbi gruan edhe ne me te miren e mundshme, jane ligje te burrave.
Shpesh here ne qender te programeve dhe projekteve per Shqiperine, te organizatave jo-fitimprurese, si vendase dhe te huaja, eshte perfshirja e gruas ne politike.
Shembulli me domethenes ishin zgjedhjet e fundit parlamentare te qershorit 2009, ku grate perfituan 16.4% te vendeve ne Parlament, apo 23 mandate. Kjo shifer eshte shume larg 30%-it, te parashikuar.
E pra politikes i mbeten ende shume gjera per te realizuar dhe ndryshuar.Sot
grate jane bere te suksesshme ne shume sfera te jetes, asnjehere s’ka qene e lehte, por fakti eshte qe ato ja dolen.
Grate qe sot merren aktualisht me politike, kane veshtiresi ne punen e tyre, sepse shpesh here jane quajtur ‘’zedhenese te burrave,,.
Burrat dhe grate kane aftesi te njejta per te gjykuar dhe vepruar, zgjedhin te dy te veprojne, kane njelloj kurajon per te vendosur synime dhe kapercyer kufij. Nese jane pothuaj njesoj, pse nuk mund te kene njesoj vend dhe ne politike. Thua te jete frika e sfides ?
Si grua e angazhuar ne politike dhe ne vendimmarrje, ne pozicione anetare e Keshillit Bashkise Korce , si dhe anetare e Keshillit te Qarkut Korce, them se nuk ka qene e lehte per mua, por puna, angazhimi, perkushtimi, serioziteti ne pune, me ka bere qe t’ia dal.
Megjithate them se grate mund te jene me shume , duke mbeshtetur njera tjetren, sepse vetem keshtu mund te jemi me shume, vetem keshtu problemet e grave behen prezent, vetem keshtu ato do te gjejne zgjidhje.
Prandaj motoja jone duhet te jete : Te mbeshtesim grate me kapacitete dhe potenciale , per te pasur me shume akses ne vendimmarrje. Dhe kete nuk e kerkojme si priviligj, por e meritojme.
Prezenca e nje levizjeje te fuqishme politike mund te sjelle nje ndryshim ne rritjen e perfaqesimit te grave ne vendimmarrje. Mbase mund te duket shume vone per te ndryshuar situaten per zgjedhjet vendore te cilat do te jene vitin e ardhshem.
Te gjitha organizatat e grave, politika dhe shoqeria civile mund te koordoinojne punen dhe perpjekjet e tyre dhe te ushtrojne presion qeverise dhe partive politike ne realizimin e angazhimeve te marra ne nivel kombetar dhe nderkombetar.
E themi kete per shkak te faktit se partite politike jane ‘’rrojtare,,, qe mund t’I mbajne grate jashte procesit politik, eshte teper e rendesishme qe rregulloret e partive dhe procedurat e vendimmarrjes te jene transparente.Shume shpesh, vendimet per pozicionet e drejtuesve ne parti, apo pozicioni I kandidateve neper lista, kryhet ne menyre informale pas dyersh te mbyllura prej burrave qe tradicionalisht zoterojne monopolin e forces.
Nje studim i meparshem ne Shqiperi, tregoi se nje prej pengesave me te medha per pjesmarrjen politike te grave ishte ‘’mungesa e mbeshtetjes nga politikanet meshkuj,, dhe ‘’mungesa e mbeshtetjes nga vete partite politike,,.
Grate ka me pak gjasa te kene akses ne keto baza pushteti tradicional. Prandaj sa me demokratike dhe sa me transparente te jene operacionet e partive politike, aq me shume akses do te kene anetaret gra ne venimmarrje.
Kur flasim per rritje te perfaqesimit te gruas ne vendimmarrje, duhet te kemi parasysh dhe modelin e gruas qe do te perfaqesohet ne keto institucione.
Keto gra duhet te jene aktive ne politike dhe te kene ndikim ne partite e tyre per te realizuar politikat gjinore, te jene te gateshme te degjojne problemet e grave dhe te mbrojne interest e tyre, te kene aftesi menaxhuse dhe drejtuse per te ndikuar dhe frymezuar te tjeret, te ruajne identitetin e tyre dhe te jene te respektuara nga komuniteti. Mendoj se duke pasur keto cilesi vete grate do t’iu imponohen partive politike per t’u perfshire ne vendimmarrje.
Nje ndihmese te madhe per ngritjen politike te grave ka dhene dhe Instituti Demokratik Amerikan, i cili ka perfshire ne programe te ndryshme trajnimi nje mase te konsiderueshme grash te ardhura nga parti te ndryshme politike, shoqeria civile dhe media.
Asistimi nga ana e ketyre grave ne programet e NDI-se, si ‘’Zhvillimi I liderve te rinj ne politike,, dhe ‘’Grate ne advokim,, coi ne nje fushate te madhe lobimi nga vete grate per probleme qe shqetesonin jo vetem komunitetin, por dhe vete politiken.
Me inisiativen e ketyre grave ne tetor 2008 u krijua RRjeti i grave ‘’Barazi ne vendimmarrje,, si nje organizate jo –politike, jofitimprurese, jo-qeveritare, rrjet I grave aktive nga partite politike, shoqeria civile dhe media.
Aktiviteti I keti rrjeti eshte si ne fushen politike, ashtu dhe ne ate sociale.
Ky rrjet ka si qellim promovimin e vlerave te grave per nje pjesmarrje me te madhe ne vendimmarrje.
Objektivi yne eshte realizimi ne masen 30% i perfaqesimit realisht te grave ne zgjedhjet e pushtetit vendor, si dhe shtrirja e rrjetit ne te gjitha rrethet.
Me poshte po ju paraqesim nje sere aktivitetesh ne kuader te rrjetit
Ne kuader te zgjedhjeve te Pushtetit vendor, rrjeti eshte angazhuar totalisht, dhe
po punon me nje plan te hartuar dhe miratuar nga vete grate qe jane pjese e ketij rrjeti.